Gastronomët e lënë qeverinë pa kafe

Parandalimi i përhapjes së pandemisë me masa të reja mbrojtëse, që parashohin mbylljen e gastronomisë, orë policore në disa qytete si dhe kufizime të tjera, ka nxitur reagimin e kafiterive në Prishtinë ndaj qeverisë Hoti, për të mos e shërbyer me kafe.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, SHGK-ja ka thënë se kundërshton masat e reja, si dhe ka kërkuar nga Qeveria që të krijojë Pako Ekonomike për Gastronomi, në vlerë prej 10 milionë euro.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës, kërkojmë që URGJENTISHT Qeveria të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me kërkesat kryesore të sektorit të gastronomisë, për krijimin e Pakos Ekonomike për Gastronomi, në vlerë së paku prej 10 milionë eurosh”, është shkruar në postim.