Gastronomët paralajmërojnë protestë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre
Gastronomët e Kosovës, përmes kryetarit të shoqatës, Petrit Kllokoqi, kanë paralajmëruar protestë nëse nuk plotësohen kërkesat që ata kanë.
Kllokoqi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për heqjen e kufizimeve, me shpresë se dikush do ta dëgjojë shqetësimin e tyre.
Ai ka treguar edhe cilat janë kërkesat e gastronomëve.
“Kemi vetëm 3 kërkesa thelbësore për të shmangur krizën kombëtare: 1. Të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe biznese. 2. Të krijohet një manual i saktë për gastronominë për punën brenda lokaleve në sezonin vjeshtë-dimër. 3. Të përgatitet një pako e veçantë për përkrahje të sektorit të gastronomisë, si sektori më i goditur nga pandemia”, ka shkruar Kllokoqi.

