Gazetares së RTK-së i thehet xhami i veturës
Gazetares së RTK-së, njëherësh shkrimtares Ilire Zajmi, i është thyer vetura sot në lagjen “Dardania”.
Zajmi e ka publikuar vetë fotografinë ku shihet dëmi që i është bërë automjetit të saj.
“Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ditë më parë cak i një sulmi ishte edhe gazetari tjetër i RTK-së, Alban Selimi, ku një person ia vuri flakën garazhit së shtëpisë së gazetarit.
Personit të dyshuar për kërcënim ndaj gazetarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

