Gazetari Rifat Buzuku varroset në Austri, të pamet mbahen në Gjilan

Gazetari kosovar Rifat Buzuku do të varroset në Vjenë të Austrisë, ndërsa të pamet mbahen në Gjilan, ku jetojnë vëllezërit dhe familjarët tjerë të tij.

Njoftimin e ka dhënë vëllau i tii, Nexhat Buzuku.

Njoftojmë të afërmit miqtë, dashamirët se me rastin e vdekjes së prindit, vëllait, xhaxhait tonë të dashur, Rifat Buzuku, hapim të pame të shtunën dhe të dielën, me 10 dhe 11 dhjetor 2022.

Të pamet (ngushëllimet) mbahen në restorant “Luli”, në afërsi të qendrës së qytetit në Gjilan, nga ora 09:00 – 16:00.

Gjithashtu, ju njoftojmë se varrimi i Rifat Buzukut bëhët në Vienna (Austri).

E pikëlluar familja Buzuku.