Gazetari Syla në gjendje të rëndë: Është goditur nga vetura në rrugën “Shemsi Ahmeti”
Një vozitës ka goditur një këmbësor në Mitrovicën e Jugut, gjendja e të cilit është e rëndë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Merret vesh se i aksidentuar është gazetari veteran nga Mitrovica, Hysni Syla, i cili shkaku i lëndimeve të rënda po vazhdon të trajtohet në QKUK.
Policia njofton se me vendim të prokurorit vozitësi i automjetit të përfshirë në aksident është dërguar në mbajtje.

