Gazetarin Fidan Jupolli e hanë qentë në Prishtinë

Gazetari Fidan Jupolli, autor i emisionit “DPT te Fidani”, është kafshuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jupolli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor.

“E përjetova edhe këtë, me t’kafshu Qeni! Edhe ata midis Prishtine!  A vjen Tetori e me qit votën”, ka shkruar Jupolli.