Gazetarja kosovare në Skoci ndjehet zemërthyer sot pa njeriun e dashur

Gazetarja kosovare në Skoci, Remzije Zeka Sherifi, ndjehet zemërthyer në këtë ditë, kur para një viti humbi bashksëshortin e saj, Sebën. 

“Një vit plot dhimbje e mallëngjim. Ikja yte la boshllëk tek më të dashurit e tu, por edhe tek të gjithe ata që të njohën, që me tiparet tua fisnike ke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tyre.

Do të kujtojmë deri në amshim, me plot respekt dhe krenari

Shpirti yt i bardhë pushoft i qetë në Parajsë”, ka shkruar gazetarja Zeka Sherifi.

Familja Sherifi jeton në Glasgow të Skocisë, atje ku ka ndërruar jetë Sebahedini, pjesëtar i familjes së njohur nga Gjilani, Mulla Sherifi.

Seba ishte i njohur për elegancë, pedantëri dhe mbi të gjitha si qytetar i civilizuar e zemërgjerë e veçmas si sportist i njohur dhe me famë në fushën e hendbollit.

Mungesën e një njeriu të tillë nuk e ndjen vetëm familja, po edhe miqtë dhe shoqëria e tij, gjithandej. /Mediafokus.info