Gazetarja rikujton bashkëshortin: Sebë, sot do të kishim kremtuar ditëlindjen tënde

Gazetarja shqiptare Remzije Zeka Sherifi e cila jeton në Skoci prej disa vitesh, ka përkujtuar sot bashkëshortin e saj, Sebën, me një dedikim të ndjeshëm.

‘Sebë, sot do të kishim kremtuar ditëlindjen tënde, por ike shumë shpejt. Thurrëm plane edhe për shumë vite të tjera, por çdo gjë ndryshoi. Mungesa yte ka lënë boshllëk të madh e po na mungon shumë’.

Ajo ka rikujtuar edhe udhëtimin e fundit që kishin bërë së bashku drejt Kosovës dhe planet që po bënin për pleqërinë në shpirti iu kishte ngelur peng.

‘Udhtimi i fundit bashkë me Sebën për në Kosovë…Më kot bënim plane e thurnim ëndra që pleqërinë ta kalojmë në tokën ku shpirti na mbeti peng…’

Familja Sherifi jeton në Glasgow të Skocisë, atje ku ka ndërruar jetë Sebahedini, pjesëtar i familjes së njohur nga Gjilani, Mulla Sherifi.

Seba ishte i njohur për elegancë, pedantëri dhe mbi të gjitha si qytetar i civilizuar e zemërgjerë e veçmas si sportist i njohur dhe me famë në fushën e hendbollit.

Mungesën e një njeriu të tillë nuk e ndjen vetëm familja, po edhe miqtë dhe shoqëria e tij në Gjilan. /Mediafokus