Gecaj-Kurtit: Vetëm një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane
Shefi i Kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, e ka quajtur të krisur kreun e VV-së Albin Kurti pasi ky i fundit bëri thirrje që të votohet Joe Biden në garën për president të Amerikës e jo Donald Trump, raporton Mediafokus.info.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, gjatë ditës ka postuar një video-mesazh ku ka bërë thirrje që të votohet kandidati demokrat Joe Biden në garën presidenciale në ShBA që do të mbahet më 3 nëntor.
E Gecaj ka shkruar se vetëm një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet në ShBA.
“Veç një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane”, ka shkruar Gecaj./Mediafokus.info/

