Gecaj: Sveçlës i paska “djegë” krahasimi i Ambasadorit Delawie për gazin lotsjellës

Shefi i kabinetit të ministrit Agim Veliu, Bajram Gecaj, është marrë kësaj radhe me veprimet e VV’së lidhur me gazin lotsjellës, shkruan Mediafokus.info.

Në një postim në Facebook, Gecaj ka thënë se “liderët e Brigadave të Kuqe jo vetëm që e kishin nxitë, por edhe e kishin udhëheqë dhunën ndaj institucioneve”.

“Sveçlës i paska “djegë” krahasimi i Ambasadorit Delawie dhe, si zakonisht, i paska shtrembëruar tërësisht faktet.

Po harron ai se pos gazit, kishin hedhur koktej molotovi në trupin e policëve dhe në shtëpinë e kryeministrit, kishin sulmuar dhe lënduar dhjetëra policë, kishin tentuar atentat ndaj veturës së kryeministrit, kishin rrezikuar shëndetin e deputetëve si me gaz ashtu edhe me sprej e hedhje shishesh, kishin djegë vetura edhe të personave të pa-përfshirë në politikë, kishin shkatërruar qytetin dhe veturat e policisë, e shumë e shumë sulme tjera të ngjashme.

Pra, për dallim nga Presidenti Trump, i cili po akuzohet për nxitje dhune, liderët e Brigadave të Kuqe jo vetëm që e kishin nxitë, por edhe e kishin udhëheqë dhunën ndaj institucioneve. E si bumerang, liderit të tyre, të dënuar për vepra penale, sot i pamundësohet ligjërisht mbajtja e pozitave publike!

Fadil Kajtazi: Gazi është armë kimike e shkatërrimit në mase, është përdorur për arritjen e qëllimeve politike, është asimetrike, dhe vetvetiu terrorizëm”, ka shkruar Gecaj./Mediafokus.info/