Gecaj – VV’së: 11.27 % nuk përfaqëson popullin

Këshilltari i Agim Veliut, Bajram Gecaj, ka thënë se Vetëvendosje nuk ka të drejtë të thirret në emër të popullit, shkruan Mediafokus.info.

Përmes një statusi në Facebook, Gecaj ka shkruar se kjo parti e përfaqëson 11.27 përqind të trupit votues.

Postimi i Bajram Gecaj

11.27 % nuk përfaqëson popullin!

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë 1.961,213. Nga ky trup, LVV ka marrë 221,001 vota. Kjo i bie 11.27 % të tërë trupit votues, e që marrë parasysh edhe qytetarët e moshës nën-18-vjeçare, LVV përfaqëson më pak se 10 % të vullnetit të përgjithshëm popullorë.

Prandaj, në konstelacion ekzistues të forcave politike, asnjëra parti politike nuk ka të drejtë të thirret në emrin e popullit, por vetëm të elektoratit të tyre.

Nëse doni të thirreni në emrin e popullit, duhet të mësoni leksionin bazë të demokracisë, atë të bashkëpunimit në emër dhe për interes të popullit.

Do të ishte mirë që organizatat ndërkombëtare të cilat merren me partitë politike t’ua mbajnë një trajnim edukues LVV-së në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin!