Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi bëhen prindër: Zbulohet emri i bebushes

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë bërë prindër. Përmes një postimi në Instagram, këngëtari zbuloi se familjes së tyre i është bashkuar një bebushe.

Ndërkohë Eni shkroi: “Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën.”

Genc Prelvukaj është baba edhe i një djali adoleshent. “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim,” ka thënë Eni për raportin që ka me djalin e partnerit.

Dy këngëtarët e pranuan romancën e shumëpërfolur gjatë festës së vitit 2018 “Op Labi Part”.