Genc Prelvukaj: Duhet kthyer sytë më shpesh drejt shqiptarëve të tjetërsuar

Reperi Genc Prelvukaj ka përshëndetur veprimin e autoriteteve kosovare të sportit për t`i përfshirë në kombëtare dy futbollistët shqiptarë nga Mali i Zi.

‘Një prej momenteve më të bukura dhe më kombëtare të viteve të fundit ka qenë thirrja dhe inkuadrimi në ekipin shtetëror të Kosovës, i dy sportistëve Arianet Muriç dhe Ibrahim Dresheviç’, ka shkruar Genci.

Postimi i tij:

Ky është veprim konkret dhe i saktë nacional që duhet të kthehet në praktikë në çdo disiplinë sportive. Në rastin e parë kemi kthyer një djalë dhe një familje në origjinë, ndërsa në rastin e dytë kemi stopuar dhe larguar një asimilim të mundshëm. Duhet hedhur sytë më shpesh drejt shqiptarëve të tjetërsuar sepse fuqia e sportit është e jashtzakonshme. Me pak kthehen në origjinë, atë që nuk e bën dot politika. Gjithnjë nëse kanë talentin e duhur.