Gërvalla nuk tërhiqet nga lajmi skandaloz: Disa media kanë synime tjera
Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, në një përgjigjje për Kallxo.com, nuk është distancuar fare nga lajmi skandaloz i mbrëmshëm.
Në lajmin që u publikua në RTK, e për të cilin reaguan AGK, shumica e gazetarëve në vend, dhe vetë gazetarët e redaktorët e RTK-së, duke u distancuar, sepse pa asnjë fakt e lidhnin gazetën Nacionale e Periskopin me gjoja se pagesa nga Serbia.
Por, Gërvalla ka “shkalluar” edhe tutje, duke komentuar “mediat” e duke përmendur “20 vjeçarin” e tyre të punës, çka është edhe njëra ndër themelet e propagandës së pushtetit.
Gërvalla përmes përgjigjeve me shkrim ka thënë për KALLXO.com se RTK nuk ka publikuar fare emrat e mediumeve që përmenden në hulumtimin e mediumit të Bosnjës e Hercegovinës, i cili u transmetua nga RTK dhe se sipas Gërvallës këto pyetje i takojnë mediumit “Slobodna Bosna”.
I njëti është shprehur se synim i RTK-s është përmbushja e detyrës ligjore për informim të qytetarëve.
“Unë nuk kam interes të merrem me komentet e atyre të cilët e kanë qasjen politike të qartë tash e 20 vite dhe kanë media që nuk kanë objektivitet, por kanë synime tjera”- ka thënë Gërvalla për KALLXO.com.
“Askush s’ka pse të ndihet i shqetësuar nga transparenca. Le të bëhet transparencë, dhe qetësohemi të gjithë. Serbia, Rusia, Kina, janë shqetësim për Kosovën, këtë gjë nuk e fshehim. Kur dikush sjellë raportime të tilla, ne nuk mund të mbyllim sytë. Le te merren organet e duhura, që të vërtetohet çka e si. Ne nuk mund t’ia fshehim publikut raportimet”- është shprehur Gërvalla.

