Gërvalla tregon për një punonjës të MPJ-së që kishte kredi sa dyfishi i rrogës

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka dalë me një status të gjatë në Facebook për të treguar se çfarë po ndodh në dikasterin që ajo drejton.

Ajo thotë se do të shfuqizohen disa vendimeve të jashtëligjshme të kësaj ministrie, për siç ka thënë ajo, ta kthyer ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion.

Ministrja thotë se kanë gjetur shkelje të shumta ligjore të cilat janë bërë viteve të fundit.Gërvalla tutje ka shtuar se në vazhdimësi Ministria që ajo udhëheqë dhe vetë ajo janë përballur me shumë kritika.

Ndërkaq, ka treguar edhe për një rast anonim ku, siç pretendon ajo, një person, që supozohet të jetë punonjës i kësaj ministrie, i ishte ankuar për kërkesën që ajo e kishte bërë “për të ndaluar praktikën e udhëtimeve të pakuptimta dhe të shtrenjta jashtë vendit”.

“Gjatë bisedës e kupton që kredia personale që ky person e kishte marrë në bankë ishte gati dyfish më e lartë se rroga e tij dhe ishte paguar në të kaluarën duke llogaritur në mëditje”, ka treguar Gërvalla.