Getinjo thotë se nuk ka fjetur kurrë me dikë: Luj prej mendjes

Njëri nga personazhet më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova”, është Getinjo.

Ai komentohet shumë për deklaratat e tij.

Sot gjatë një bisede me Artën ka thënë se e ka shumë problem të fle me dikë.

Madje, ai u shpreh se këtë ia kishte thënë edhe Vivit.

“I thojsha edhe Vivit unë kurrë s’kam fjetur me dikë, luj prej mendjes. Unë e kam problem zhurmën. Natën pahiri me flejt me dikë menjëherë zgjohna, e kam gjumin shumë të lehtë”, u shpreh ai