Gjahtarët plagosin një vajzë në Landovicë

Një vajzë në Landovicë është plagosur me armë zjarri nga disa persona, të cilët kishin dalë për gjueti në këtë zonë, ka njoftuar policia e Kosovës, e cila rastin e ka cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Fsh. Landovicë, Prizren 30.10.2020 – 16:10.  Ankuesi mashkull Kos. ka raportuar se nga persona që kishin dalë në gjueti kishte pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast ishte lënduar vajza e tij femër Kos. të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek, gjithashtu edhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.