Gjakovarët e rrahin policin pse po u shqiptonte gjobë

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor në Gjakove gjatë kohës qe ai po ua shqiptonte një gjobë.

Si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 23.04.2021 – 13:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë shqiptimit të një gjobe, janë sulmuar fizikisht, ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policise.