Gjakovari arrestohet për ngacmim seksual ndaj një vajze
Një rast i ngacmimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Gjakovë, ku policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi dyshohet se ai ka ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale personin e gjinisë tjetër.
NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

