Gjakovari e rrah bashkëshorten australiane

Një gjakovar është arrestuar për ‘dhunë në familje’ pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij australiane, njofton policia në raportin 24 orësh.

Gjakovë 01.06.2022 – 01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Australisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.