Gjakovari i kërkon qytetarit para për parkim publik

Një gjakovar është arrestuar për mashtrim pasi një qytetari i kishte kërkuar para për për parkim të veturës në hapësirë publike.

Gjakovë 18.06.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktimës mashkull kosovar i kishte kërkuar para për ta parkuar veturën në një hapësirë publike. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv).