Gjakovari lëndohet nga mbeturinat e hedhura prej ndërrtesës
Një gjakovar ka pësuar lëndime të lehta trupore nga mbeturinat e hedhura nga ndërtesa, derisa ai ishte duke ecur rrugës. Rasti është cilësuar ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’
Rr. Petro Nini Luarasi, Gjakovë 04.11.2022 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në afërsi të një objekti në ndërtim e sipër ka pësuar lëndime të lehta trupore nga disa mbeturina që janë hedhur nga ndërtesa nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

