Gjakovarja gjendet e vdekur në banesë
Një grua në Gjakovë është gjetur e vdekur në banesën e saj. Dyshohet se e ndjera kishte problem me depresion.
Njoftimi i policisë:
Gjakovë, 11.04.2022 – 10:50. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Viktima dyshohet se ka pasur probleme me depresion. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

