Gjarpri mbyt delen në këtë fshat kosovar

Një gjarpër ka sulmuar një kope delesh në fshatin Llaushë të Podujevës. Njëra prej tyre ngordhi për shkak që gjarpri ishte helmues.

Raif Osmani, pronar i saj thotë se kishin kërkuar ndihmë edhe nga veterinari, i cili i kishte dhënë terapinë e nevojshme, por delja nuk arriti të shpëtojë.

Rastet e tilla në Llaushë të Podujevës janë të shpeshta gjatë verës. (foto arkiv)