Gjashtë të vdekur nga të shtënat në Paradën e 4 Korrikut afër Çikagos

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një paradë të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, 4 korrik, pranë qytetit amerikan të Çikagos, thonë zyrtarët e qytetit.

Ngjarja në Highland Park, periferi e Çikagos, u ndërpre papritur rreth 10 minuta pasi filloi, kur u dëgjuan disa të shtëna.

Zyrtarët e policisë thanë se jan ende në kërkim të një burri të bardhë, të moshës 18-20 vjeç, i përshkruar si “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Autoritetet e qytetit e përshkruan incidentin si “aktiv” dhe thanë se 24 persona janë shtruar gjithashtu në spital.