Gjatë 24 orëve janë ngritur aktakuza për vepra të ndryshme penale ndaj 96 personave në Kosovë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 65 aktakuza, kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 5 personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona të dyshuar, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 7 aktakuza kundër 11 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 3 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi dhe ka ngritur 18 aktakuza, kundër 28 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 21 aktakuza kundër 23 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.