Gjatë gjithë ditës u raportua për ndarjen e saj nga Blero, ky është postimi i vetëm i Afronës

Mediat rozë dje kanë qenë të mbushura me shkrime për ndarjen e këngëtarit Blero dhe modeles Afrona Dika.

Dyshimet për një ndarje të mundshme mes çiftit i shtuan fshirjet e postimeve të përbashkëta në Instagram.

Pavarësisht këtyre raportimeve, Blero dhe Afrona s’kanë reaguar ende. I vetmi postim i saj është një urim në InstaStory për një shoqe.

Në orët e mbrëmjes Blero ka reaguar me një foto.

Ai është aty bashkë me prezantuesin Robert Bojaj dhe dramaturgen Getoarbë Mulliqi.

“Familja”, ka shkruar ai mbi këtë fotografi.