Gjatë javë janë konfiskuar 11 patentë shoferë për kundërvajtje të ndryshme
Policia në Gjilan, gjatë periudhës 10.06.2022-16.06.2022, në shtatë komuna të regjionit të lindjes ka shqiptuar 740 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Gjatë javës janë hetuar 18 aksidente trafiku: 15 prej tyre me lëndime trupore dhe 3 të tjera me dëme materiale.
Ndërkaq janë konfiskuar 11 patentë shoferë nga vozitës të cilët kanë kryer kundërvajtje, 10 prej tyre për tejkalim në vijë të plotë, kurse një tjetër për shkak se një fëmijë nën 12 vjeç është hasur në ulësen e përparme të mjetit.
Në kuadër planit operativ ‘Motoçikletat’ janë shqiptuar 7 tiketa, 3 prej tyre për mungesë regjistrimi, kurse 4 të tjera për mos mbajtje të helmetës.
Policia apelon te vozitësit që të jenë maksimalisht të kujdesshëm, përndryshe toleranca do të jetë zero për të gjitha kundërvajtjet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

