Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu.

“Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Të hënën mban mot i vranët dhe vende- vende me riga  shiu. Temperaturat minimale: 0 deri 3°C, temperaturat maksimale: 6 deri 10°C, era fryn Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.