Gjatë kontrollit rutinë, policia gjen një armë pa leje
Në një pikë kontrolli në fshatin Novoselë, në një automjet me targa vendore, policia, gjatë kontrollit rutinë, gjeti te pasagjeri dhe sekuestroi një armë të tipit pistoletë cal 7.65 mm pa fishekë.
Në lidhje me këtë rast, i dyshimit H. H. (1982) është shoqëruar në stacionin policor ne Dardanë, ku është intervistuar.
Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që të iniciohet kallëzim penal për rastin “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Rasti dërgohet në procedurë të rregullt në gjykatë, thuhet në njoftimin e policisë.

