Gjatë një jave janë konfiskuar 20 patentë shoferë
Policia në Gjilan gjatë periudhës kohore 22.07.2022 – 28.07.2022 ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, ku ka shqiptuar 1288 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Në vazhdën e implementimit të planeve operative ‘Sezoni veror’ dhe ‘Siguria në trafikun rrugor’ janë ndërmarrë aktivitete për hetimin e 38 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 29 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar dhe një aksidenti me fatalitet.
Njëherësh janë konfiskuar 20 patentë shoferë, janë shqiptuar 7 kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave, 40 gjoba ndaj këmbësorëve, për mos respektim të shenjave të komunikacionit rrugor, thuhet në njoftimin e policisë.

