Gjatë një javë janë konfiskuar 26 patentë shoferë në rajonin e Gjilanit
Policia në Gjilan gjatë javës së fundit ka shqiptuar 599 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Gjoba janë shqiptuar për mos respektim të shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtim nën ndikimin e alkoolit, drejtim i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtje të distancës, gjendje jo e rregullt teknike e automjetit, skadim i afatit të regjistrimit, përdorim i telefonave mobil, xhama të errët.
Po ashtu, janë konfiskuar 26 patentë shofer: 22 për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të kolonës, kurse në 4 raste të tjera për tejkalim të shpejtësisë, për ulje të fëmijës nën moshën 12-vjeçare në ulësen e përparme, për vozitje nën ndikim të alkoolit si dhe për refuzim të testit të alkoolit, thuhet në njoftimin e policisë.

