Gjatë një jave, policia në Gjilan ka shqiptuar 725 gjoba në komunikacion
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, gjatë periudhës kohore: 11.03-17.03.2022 ka shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, rripi i sigurisë, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, dhe kundërvajtje tjera.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar gjithsej 725 gjoba.
Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor kanë ndodhur 10 aksidente trafiku, 7 prej tyre me lëndime trupore dhe 3 të tjera me dëme materiale.
Aksidentet kanë ndodhur në rrugët nacionale (4), në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Gjilan (3), në zone të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Viti (2) dhe në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor në Novobërdë (1).
Gjatë javës është konfiskuar një patentë shofer për tejkalim në vijë të plotë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion: ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 038 50807590.

