Gjeli po terrorizon banorët në një lagje të New York-ut
Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një burri në lagjen Queens të New York-ut, pasi gjatë rrugës për në punë ai u sulmua nga një gjel.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjeli e la atë të gjakosur dhe të shqetësuar për sigurinë e fqinjëve të tij.
“Si zakonisht po ecja për të shkuar drejt stacionit për në punë dhe ndjeva një çukitje në dorën time të majtë”, tha Leon Suseran.
“Kjo gjë po vazhdonte aq keq… gjaku po buronte”, u shpreh ai.
Armiku me pupla i Suseran nuk është ndonjë gjel i zakonshëm. Ai tashmë ka reputacion në lagje.

