Gjenden 17 persona të vdekur në një klub nate

Janë gjetur të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në qytetin e East London në Afrikën e Jugut.

Viktimat, siç raportojnë mediat, thuhet se janë gjetur në klubin Enyobeni mëngjesin e së dielës.

Raportohet gjithashtu se ka të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.

Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje.