Gjenden 70 mina të pashpërthyera në Gjakovë

Në fshatin Zylfaj të Gjakovës janë hasur mjete të pashpërthyera, hiq më pak se 70 copa, të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-së për deminim.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E MJETEVE SHPËRTHYESE /Fsh. Zylfaj, Gjakovë 28.11.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në pyll të fshatit kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara (minë E-3) në mënyrë të sigurtë.