Gjenden dy granata në Hajvali

Një person ka gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese ne Hajvali të Prishtinës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq ekipi për deminim i FSK’së ka tërhequr mjetet e dyshuara në mënyrë të kontrolluar.

“Hajvali, Prishtinë, 24.04.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur ne mjete te dyshuara shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-se ka tërhequr mjete e dyshuara në mënyrë te kontrolluar (dy granata)”, ka bërë të ditur policia.