Gjenden mbetje mortore në Gjilan, dyshohet të jenë nga Lufta e Dytë Botërore
Punëtorët e një kompanie në Gjilan kanë hasur në mbetje mortore të eshtrave të njeriut gjatë punimeve në qytet.
Mbetjet janë gjetur në lokacionin mes teatrit dhe ish-burgut, ka njoftuar policia.
“Policia ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me shirit ka ber sigurimin e vendit te ngjarjes. Punimet janë ndërpre nga kompania”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas vlerësimt të mjekësisë ligjore dhe njësitit për personat e zhdukur, dyshohet se mbetjet mund të jenë të Luftës së dytë Botërore.
“Kanë konstatuar se mbetjet janë shumë te vjetra supozohet te luftës se dytë botërore. Lidhur me ketë zyrtarë nga komuna e Gjilanit kanë mbetur qe mbetjet mortore ti marrin dhe ti sigurojnë ne nivel komunal për ti ruajtur”, thuhet në njoftim.

