Gjenden mbetje mortore në lagjen Tusus të Prizrenit
Në lagjen Tusus të Prizrenit janë gjetur disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Rasti është raportuar si ‘gjetje e mbetjeve mortore’.
Lagjja e Tususi, Prizren 17.11.2020 – 09:50. Ankuesi m/k ka informuar se derisa ishte duke hapur një varr, në varrezat e qytetit, kishte hasur në disa eshtra, që dyshohen që janë të njeriut. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, thuhet në raportin e policisë.

