Gjenden rreth 3 gramë kokainë në Dubravë

Pesë paketime me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë janë gjetur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Kokaina është gjetur në shëtitoren e Pavijonit 3, nga oficerët korrektues.

“Raportohet se gjatë një kontrolle rutinë nga oficerët korrektues, në shëtitoren e Pavijonit 3, janë gjetur pesë paketime me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë prej 3.2 gr. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.