Gjenden tre trupa të pajetë në një fshat në MV, mes tyre dhe një fëmijë 14 vjeç

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka kryer hetime në vendngjarje në fshatin “Cërveni Bregovi” të Negotinës, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt i improvizuar fetar, janë gjetur tre trupa të pajetë, mes tyre dhe një fëmijë 14 vjeç. Gjatë hetimit fillestar, është konstatuar se tek personat nuk janë konstatuar gjurmë dhune.

Trupat e pajetë me urdhër të Prokurorit publik dërgohen për obduksion. Gjithashtu prokurori ka dhënë urdhër për ekzaminimin e gjendjes së rregullt të aparatit të gazit në të cilin janë ngrohur personat, tanimë të ndjerë”, njoftojnë nga Prokuroria./TS