Gjendet 15-vjeçarja që u raportua si e zhdukur
Vajza 15-vjeçare nga Kaçaniku që ishte raportuar e zhdukur, është gjetur.
Lajmin e ka konfirmuar këngëtari, Labinot Tahiri i cili të dielën ka apeluar për ndihmë që të gjendet ajo.
“Faleminderit Zotit dhe policisë së shtetit gjendet shëndosh e mirë vajza nga Kaçaniku! Momentalisht është në stacionin policor në Prishtinë! Sa mirë që u aktivizuam të gjithë, tani po flej i qetë. Faleminderit të gjithëve që shqetsimin e ndam së bashku“, ka shkruar Tahiri në Facebook.

