Gjendet e braktisur një foshnje 2-muajshe, shpallet në kërkim nëna e saj
Një foshnjë rreth dy muajshe është gjetur e braktisur në një lagje të Golemit.
Fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, është identifikuar dhe nëna e fëmijës së mitur dhe po punohet për kapjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.

