Gjendet e pajetë një shtetase ukrainase në Durrës
46 vjeçarja nuk ka shenja dhune dhe sipas policisë, dyshohet se ukrainasja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.02.2023, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur në banesë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja ukrainase N. Y., 46 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

