Gjendet e vdekur e moshuara nga Dobërçani i Gjilanit

Gruaja e moshuar Fatime Maliqi nga Dobërçani i Gjilanit, është gjetur e vdekur.

Nga dita e djeshme ajo rezultonte e zhdukur. Sipas familjes, Fatimja kishte dalë nga shtëpia në orët e para të së mërkurës dhe nuk dihej nga kishte shkuar.

Njoftimi për gjetjen e saj është dhënë nga familja Maliqi.

Familja Maliqi njofton se gjyshja e tyre eshte gjetur diku ne fshatin Doberçan, por fatkeqesisht eshte gjetur pa shenja jete.

Per ceremonine e varrimit familja do te njoftojne me kohe.

Familja i falemnderon te gjithe ata qe u angazhuan per keto 30 ore per gjetjen e familjares se tyre.