Gjendet e vdekur një foshnje në Prizren, nëna dërgohet në trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje në Prizren.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”,

“Prizren 14.03.2022-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)