Gjendet e vdekur një grua në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së shtunës është gjetur e vdekur një grua në Lipjan.
“Është pranuar informata se është e gjetur pa shenja jete-viktima femër kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu, policia bën të ditur se me urdhër te Prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në Institutin Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Rasti është nën hetime.

