Gjendet e vdekur një police në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Një zyrtare policore dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.

Ai tha se policja është e moshës rreth 46 vjeçare.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, ka thënë ai.

Dyshohet se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh.