Gjendet i vdekur 60-vjeçari i cili dy ditë më parë kishte dalë në mal për këpurdha
Në zonën e fshatit Glloboçicë të Strugës, është gjetur trupi i pajetë i një 60-vjeçari nga Struga, i cili dy ditë më parë ishte raportuar i zhdukur, raporton ts.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimoski, i cili tha se trupi i K.M. ishte pa shenja dhune dhe vdekjen e kishte konstatuar një ekip mjekësor.
Policia, në praninë e prokurorit publik, ka kryer hetimin në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Personi ishte raportuar si i zhdukur të hënën pasdite në zonën e fshatit Bërçevë, ku kishte mbledhur fruta pylli dhe nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij të pushimit.

