Gjendet i vdekur Heset Rrahmani, ishte shpallur i zhdukur para 4 ditësh
Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ishte shpallur ‘person i zhdukur’ më 14 janar të këtij viti, është gjetur i vdekur. Trupi i pajetë është gjetur sot në territorin e Kaçanikut, në afërsi të veturës së tij.
Mehmetali Hajdini nga Policia Rajonale e Ferizajt tha se vetura e tij ishte rrokullisur në humnerë diku 100 metra.
“Jemi në vendin e ngjarjes, para pak çastesh kemi gjetë një veturë të rrokullisur diku mbi 100 metra ka ra në humnerë, edhe kufoma është gjetur afër veturës. Mes Kaçanikut dhe Hanit të Elezit”, ka thënëa ai për express.
Hesat Rramani te entjen ishte nisur për në Maqedoni, pasi aty kanë familjarë, mirëpo pas tri orësh kishte hyrë sërish në Kosovë nga pika kufitare e Hanit të Elezit dhe kontaktin e fundit e kishte pasur me vajzën e tij.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti e ka ngushëlluar familjen Rrahmani me rastin e gjetjes së trupit të pajetë të Hesetit.
Heset Rrahmani nga fshati Debellde i kësaj komune, ishte raportuar si i zhdukur më 14 janar të këtij viti.
“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutem që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në ngushëllimin e Sokol Halitit.

